Saturday, October 15, 2011

Shakira


Fëmijëria dhe fillimet

Babai i saj Don William Mebarak Chadid është i lindur në Nju Jork dhe ka prejardhje libaneze, nëna e saj Nidia del Carmen Ripoll Torrado është kolumbiane me prejardhje spanjolle dhe italiane. Shakira është fëmija i vetëm i përbashkët i tyre. Babai i saj ka nga një martesë e mëparshme edhe 8 fëmijë tjerë. Shakira ka 5 vëllezër dhe 3 motra nga ana e babait.
Që në moshën 8 vjeçare ajo ka filluar të shkruaj dhe të kompozoj këngë. Shumë herë ishte objekt i përqeshjeve të fëmijëve të tjerë, të cilëve nuk ju pëlqente zëri i saj. Por ajo për të vërtetuar të kundërtën mori pjese në gara të ndryshme të muzikës për fëmije, ku edhe fitoi. Gjuha e saj amtare është spanjolle, por ajo ka kënduar edhe në gjuhën portugeze, arabe, angleze dhe frënge.

Thursday, October 6, 2011

Dafina Zeqiri


Dafina Zeqiri me nofken Duffy'e lindi ne Varberg, por u rrit ne qytetin e Malmo ne Suedi. U interesua per muzikën dhe duke u inspirur prej nënës se saj (Njëkohëshisht këngëtare e famshme ne Kosovë).
Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashmë Dafina ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të njohura. E kështu as medaljet s'mungojnë për ketë talent te ri:
Në vitin - 2007 : Fitoi në Polifest, me këngen "Rrallë e përmallë"!
ndërsa në vitin - 2008: Dafina bëri një BOOM tjetër në Polifest me këngën “Adios” dhe u shpërblye me çmimin e publikut që ky çmin sigurisht qe do të thotë shumë për një këngëtar ! Po në vitin 2008, lëshoi në treg albumin e saj të parë me titull "KnockDown". Vijon pjesëmarrja në Këngen Magjike 2008 ku mori çmimin "Magjia e Parë" me këngen "Bateritë"!, këng kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga të gjithë .
kurse në vitin - 2009: Fama e saj u shtua pas gares se kërcimeve në "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garën karshi këngëtareve më të njohura në Kosovë, pasii që kërcimi i saj ishte vërtet mahnitës! Në vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e njohur si Blero & F-Kay në këngën "La vida Loca" dhe me Capital T & 2po2 "Shumë Nalt". Të dyja këngët u shëndërruan në hitet e verës 2009. Në Maj të vitit 2009 fitoi çmimin "Best RNB" në Top Fest 6 me këngën "Dua që ta di" këng e cila pati një sukses mjaft të madh ku më pas Duffy`e i realizoi edhe Remix-in kësaj kënge të cilen e bëri Dj i mirënjohur Dj-Zap. Në Gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" në Teksteshqip.com Në Shtator, mori pjesë në Polifest me këngen "Amazing Girl" dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë. Gjatë vitit 2009 2 videoklipe shumë të sukseshme: "Shumë Larg" (Pulla Pictures) dhe "Amazing Girl" (Entermedia).
Rritja e suksesit të saj ngjan me trajektoren e një rrakete kozmike në qiell të hapur dhe fansat presin me padurim se si do e dominojë Duffy`e skenën e muzikës shqiptare edhe gjatë vitit 2010!
Dafina ka deklaruar se gjatë vitit 2010 do të realizoj disa këngë me videoklipe si dhe albumin me këngë krejtësisht të reja i cili do të del në treg në vere.

Leonora Jakupi


Leonora Jakupi lindi më 3 mars 1978 në SkënderajKosovë. Një ndër këngëtaret më të njohura, bukura dhe preferuara në trojet shqiptare. Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin "Zëri i Drenicës". Kënga e parë ishte "Dallëndyshe bukuroshe". Ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull Festivali në Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme. Albumet e fundit përmbajnë këngë pop të inspiruar nga muzika turke.
Gjatë kohës së pasluftes mbetet dhe vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më Origjinalë të estrades Kosovare. Ndër këngët më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ”A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Leonora ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës. Pas luftës Leonora u shpërngul nga Skenderaj dhe u vendos në Prishtinë, ku edhe banon sot me nënën, motrën dhe vëllanë.
Në vitin 2003 Leonora pati një konflikt me kolegen e saj Adelina Ismajlin. Leonora e denoncoi në polici Adelinën, por prokuroria vendosi që ta hedh poshtë çështjen pasi i kërkoj vetë nëna e Leonorës që qështja të mbyllej.
Në programin ”Përrall me tupan” në Radio Televizionin e Kosovës më datën 01. shkurt 2007 Leonora Jakupi deklaroi se do të mund të pajtohej me Adelina Ismajlin, vetëm nëse ajo i kërkon Leonorës falje publikisht.
Disa herë në intervista është ankuar se Ministria për Kulturë e Kosovës po bën pak për mbrojtën e të drejtave autoriale të këngëtarëve nga Kosova, dhe luftimin e piraterisë.

britney spears

Shpat Kasapi


Babai Shpat Kasapit ishte Naim Kasapi prej Tetove ndërsa nëna e tij ishte e Gjylymsere Ramadani nga Tetova.Talenti i tij ishte muzika, kryesisht tallava Ai mesoi ne shkollen fillore "Liria" ne Tetove pastaj shkoi ne kolexhin turk "Yahya Kemal" ne Shkup kurse fakulltetin e kryejti ne Universitetin "FON" ne Shkup
Karierën muzikore e filloi që nga mosha e re, ku pas disa prezentimeve në festivalet për fëmijë fitoi cmimin e parë në festivalinBletëzat 98 në Tetovë në moshën 13 vjeçare. Sukseset e pare që paraqesih një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezentimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tirane, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup.
Sukseset te para qe per te vertet paraqiten nje urë kaluese nga kenga femijerore ishin prezantimet dhe çmimi i pare ne festivalitin "Kenget e stines 2002" Tirane, çmimi i publikut ne festivalin "Nota Fest 2003" ne Shkup dhe çmimi i publikut ne "Albafest 2003", Shkup. Menjehere pas ketyre çmimeve te tjera siç jane : Pop Idoll 2004, Netet e klipit -Interpretuesi me i miri ne klip, Interpretuesi me i mirë ne "Top Fest 1", çmimi hit ne festivalin "Kenga Magjike 2004", cmimi i publikut ne "Kenga Magjike 2005", "Zhurma Show Awards 2005" me kengen pa ty s'jetoj si pop videoklipi me i mire 2005, Best Male 2010 me videoklipin Mekatare si gjithmone ne "Zhurma Show 2010" dhe evenimente te tjera muzikore ku kenget e tij jane degjuar me shume kenaqesi nga adhuruesit e kenges pop ne gjuhen shqipe. Shpat Kasapi deri me tani ka realizuar disa albume te sukseshme dhe mjaft te degjuara.

Aferdita Dreshaj


Aferdita Dreshaj lindi me 19 Korrik 1986 në Shtetet e Bashkuara [1] është një këngtare dhe fotomodele shqiptare.[2] Në vitin 2010 kënga e saj "Kiss me" ishte një hit në Kosovëdhe Shqipëri.[3] Dreshaj është për momentin në konkursin Miss Universe Kosova për me hy në garë për Miss Universe 2011 në Brazil[4][5] Nëse Dreshaj fiton, ajo niset si grua e katër që përfaqëson Kosovën tek Miss Universe.[6] A. Dreshaj gjithashtu ka konkuruar në spektaklin e bukurisë Miss Shqipëria 2007 ku aty fitoj çmimin e dytë (shoqerusja e parë). Profesioni i saj si fotomodele e ka bërë ate te famshmë sepse ka shkuar në shumë vende të Evropës. Është e dashura e këngëtarit të njohur nga Maqedonia Shpat Kasapit.

Edona Llalloshi


Edona LLalloshi lindi në Prishtinë më 26 korrik 1979.
Edona që në shkollën e ulët kishte filluar të mësoj muzikën. Ka të mbaruar shkollën e ultë dhe të mesme të muzikës. Ka studiuar dhe në Fakultetin e arteve, drejtimi i muzikës. Pas saj qëndrojnë shumë koncerte, çmime e suksese. Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë pjesë nëpër shumë festivale shqiptare. ”Akordet e Kosovës”, kur ishte fëmijë, “Festivali i këngës në RTVSH (Tiranë)”, 1994 me këngën e Gani Llalloshit orkestrim të Naim Krasniqit dhe me tekst të Hil Mosit, shpallet Debitantja më e mire e festivalit. Në viti 1995 me këngën e Naim Krasniqit "Kthemi ëndrrat" arrin deri në finale.
Ka marrë pjesë edhe në "Show Fest 1996" "Zambaku i Prizrenit 1997" ku dhe fitoi vendin e parë, "Polifest 2002", ku fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë, "Kënga Magjike 2005", ku fitoi çmimin e produkcionit dhe në dhjetor 2005 në këngën në RTSH arrin në finale me këngë dhe orkestrim të Xhevdet Gashit, tekst të Arsim Bunjakut.
Disa nga këngët e saja : "Simpatia", "Djali i Kosovës", "Gjenerata ime", "Në dërrasë të vekut", "Mikja e parë", "Më Prit", "Borxhi i dashurisë", "S'dua hiç", "BeatBox potpuri", (këtë këngë e realizoi me vëllaun e saj Milotin), "Pikë në zemër", "Për ty po flas" (poashtu me Milotin), dhe shumë e shumë këngë e hite tjera. Ajo në vit realizon shumë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme rinore në Kosovë dhe jashtë saj. Shpesh ka qenë edhe në vende të para nëpër top-listat e televizioneve e radio shqiptare. Deri më tani ka realizuar gjashtë albume.

Rovena Stefa (lindi më 27 Prill 1983 në Fier) është nje nga pop-këngëtaret me te medha Shqiptare. Albumi i parë "Bie dëborë" pati shumë sukses në ItaliGreqiMaqedoni,KosovëZvicërSuediDanimarkëNorvegjiBritania e MadheBelgjikë... ku Rovena bëri një tour te madh e ku kënga "Më bën magji" ishte një hit i madh. Ajo është njohur nga gjithë diaspora shqiptare dhe koncertet e saj jane te shumta kudo qe jetojne shqiptaret.
Albumi "Bie dëborë" pati shitjet më të mëdha per disa vjet me radhe duke i sfiduar shume kengetare te tjere. Gazeta të mëdha shqiptare edhe të huaja shkruan per Rovenen si nje yll te ri te Shqiperise me nje ze te mrekullueshem dhe pamje shume te vecante e seksuale.
Albumet e saj te ardhshem "Paraja" dhe "Dasma" do te rezultonin nje vazhdim suksesi per kengetaren duke e ngjitur ne emrat me te medhenj te Muzikes Shqiptare, ne vitin 2005 e 2006 Rovena filloi te kendonte dhe ne zhanrin popullor duke patur mjaft sukses me kenget "A po vjen me mue", "Dasma", "Me kapele karrocieri", "Jam embelsire","LLokum", "Adrese pa emer", "Burre te martuar dashurova".
Rovena eshte e njohur per hitet e medha dhe tematiken e teksteve teper te vecante dhe ne disa raste mjaft sociale dhe kritikuese. Gjithashtu kengetarja eshte nga te paktat Artiste te kompletuara pasi ka kryer Fakultetin e larte te Juridikut duke perfunduar studimet me rezultate te larta. Ne vitin 2008 Rovena Del me albumin e saj te 5-te dhe nxjerr ne treg dhe nje album ne bashkepunim me kengetarin Shpat Kasapi ne rrymen popullore. Te dy albumet pate nje sukses te madh duke e shnderruar Rovenen ne Diva te madhe Shqiptare.Ne vitin 2009 ajo nxjerr ne treg 2 video te reja:" Mall" dhe "Rrofte Shqipja dhe Vatani". Videoja "Mall", pati nje buje te madhe per sa i perket erotizmit te madh qe paten pamjet, Rovena ne spot me nje model shume hot dhe te gjitha mediat shkruan per suksesin dhe shikueshmerine e madhe ne internet qe pati kjo video, mbi 1.000.000 shikime brenda pak muajve. Ne vere 2009 Rovena me menaxheren e saj Elisa Stefa hapen "Rovena Club", nje diskoteke verore ne bregdetin e Durresit ne te cilin cdo dite ka patur nje publik te madh nga te gjitha trevat shqiptare dhe mjaft te rinj e mosha te ndryshme qe nga femijet e deri me te moshuarit, Rovena kendonte repertorin e saj dhe kenget me te bukura Shqiptare te momentit.Klubi do te vazhdoje te prese fansat e Rovenes dhe ne vitet ne vazhdim, per cdo vere.